Top Channel/ Vjosa Osmani e prerë: “ Kufijtë nuk guxohen të preken”!
23/04/2021 15:16

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se autoritetet e vendit të saj i kundërshtojnë kategorikisht idetë që prekin kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jonfunksionale. Komentet e saj, presidentja i bëri gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani. Ministri maqedonas ndau të njëjtin qëndrim me të dhe e i hodhi poshtë planet per ndryshim kufijsh, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, derisa marrëdhëniet bilaterale në mes të të dyja vendeve vlerësuar si të shkëlqyeshme. Refuzimin e ideve për ndryshim kufijsh, presidentja e Kosovës e beri të ditur edhe pas takimit që zhvilloi të enjten në Prishtinë, me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.Maas ka thënë se idetë, të cilat kanë qarkulluar së fundmi rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, përveç që janë joreale, janë edhe të rrezikshme. Ai e bëri të qartë se dëshiron që ideja e fundit në këtë drejtim të futet shpejt në sirtar dhe të jetë pjesë e së kaluarës.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17