Kryetarja e bashkisë Vlorë Brunilda Mersini dhe drejtori i policisë së qarkut Vlore Elidon Cela kanë folur për situatën e lumit Vjosë. ‘Aktualisht niveli ka shkuar ne 8,6 metra ndërsa janë evakuuar 13 familje. Situata nen monitorim dhe shpresohet që situata të përmirësohet referuar edhe prurjeve në lumin Vjosë nga zona e Memaliajt.’ Ndërkohë sipas drejtorit te policisë në terren janë të gjitha strukturat dhe nëse do të nevojiten edhe per evakuim do të ndërhyhet në varësi edhe të situatës.