Mbi 1 milion qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa mbi 110 mijë qytetarë janë vaksinuar me tre doza, tha ministrja Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në kuvend. “Kemi mbërritur në gati 50% të qytetarëve mbi 16 vjeç të vaksinuar me 1 dhe dy doza. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer 2,253,886 vaksinime. Mbi 1 milion qytetarë janë vaksinuar dy doza, ndërsa mbi 124 mijë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti Covid”.