Hajdutët, në Malesi të Madhe, tashmë nuk po kursejnë as institucionet arsimore. Në orët e para të mëngjesit të së martës, një shkollë në Malësi të Madhe, është vjedhur. Persona ende të paidentifikuar, janë futur në ambjentet e shkollës së Mesme të fshatit Gruemirë, dhe më pas kanë marrë disa pajisje dhe laptopët. Ka qenë stafi mësimor i cili ka zbuluar vjedhjen dhe kanë njoftuar policinë.