Rikthehet edhe njëherë në gjykatë vjedhja e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Shkak është bërë Mimoza Bruzia, një ish punonjëse e thesarit që u konsiderua nga drejtësia si bashkëpunëtore në vjedhje e Ardian Bitrajt. Gruaja që në të gjitha shkallët e gjykatave është vetëdeklaruar e pafajshme e megjithatë mori 10 vjet burg në një gjykim të shkurtuar, akuzon drejtësinë për vendim antikushtetues ndaj saj. Me këtë me këtë argument, Bruzia kërkon shfuqizimin e të gjitha verdikteve që e shpallën fajtore.