Në këto momente ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi po jep dëshminë e tij në Prokurorinë e Beratit. Thirrja e tij është bërë nga Prokuroria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.