Kryeminstri Edi Rama i dha rëndësi të veçantë bashkëpunimit mes universiteteve gjatë vizitës në Puglia, por nuk la jashtë vëmendjes shëndetësinë dhe zjarret e mëdha me të cilat u përballën këtë verë. Rama shprehu falenderimet për Presidentin e Puljas ndërsa tregoi bisedën me kryeministrin e Greqisë për të gjetur mundësinë për përballimin e zjarreve pasi jemi pjesa e Europës më e rrezikuar. Ndër të tjera zbuloi se do të vijojnë bisedimet për shëndetësinë dhe turizmin.