Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi ka komentuar vizitën e tij një ditë më parë në Kosovë, ku nuk arriti të zhvillonte takim me homologun Albin Kurti. Rama tha me ironi se nuk ndihet i fyer pasi nuk ishte një dhëndër që do takonte nusen që nuk i doli në takim dhe se nuk gjykon mënyrën e përceptimit të Albin Kurtit në lidhje me situatën.