Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Në konferencën e përbashkët për mediat, Aliyev tha se është besimplotë se do të realizohen hapa vendimtare në marrëdhënien mes dy vendeve. Ai përmendi bashkëpunimin për gazin, fushat ekonomike dhe industrinë.