Top Channel/ Vizita e Lajçak në Prishtinë, analistët: Shprehje e pakënaqësisë së ndërkombëtarëve
10/09/2024 19:50

Në fund të muajit gusht, i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor vizitoi Prishtinën, në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit. Duke theksuar se nuk kishte shumë sukses, brenda pak ditësh ai zhvilloi një vizitë të dytë, ku tha se nëse Qeveria e Kosovës nuk zhbllokon futjen e mallrave serbe dhe zbatimin e marrëveshjes për tregun e lirë, mund të vazhdohet puna në këtë drejtim edhe pa Kosovën. Sipas njohësve ky paralajmërim është shprehje e pakënaqësisë së bashkësisë ndërkombëtare që kanë me ekzekutivin. Paralajmërimi i emisarit gjerman për përjashtimin e Kosovës nga Procesi i Berlinit është një sinjal i fuqishëm politik që mund të ketë pasoja serioze për integrimin dhe bashkëpunimin rajonal. Ky lloj paralajmërimi vë në pah një lloj pakënaqësie të Bashkimit Evropian, veçanërisht, Gjermanisë. Tutje, ky paralajmërim, shihet edhe si presion që Kosova të jetë më fleksibile edhe në procesin e dialogut me Serbinë, duke u munduar që të shtyhet përpara edhe bashkëpunimi ekonomik, përkundër ngecjeve politike. Por, nga Kosova kërkohet të tregohet më konstruktive në dialog me partnerët. Duhet të kemi një dialog më të hapur dhe më transparent me partnerët dhe duhet të tregohemi më pro aktiv në dialog. Edhe nëse nuk mund ta zgjidhim dialogun me fqinjin verior duhet ta ndërtojmë një urë komunikimi me partnerët evropian. Sepse e ardhmja e Kosovës varet nga bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Evropian. Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë së hënës ka thënë se nuk pret që Kosova të përjashtohet nga Procesi i Berlinit, por ka shtuar se “vendi diskriminohet dhe ftohet të marrë pjesë në bazë të pabarabarta me Serbinë, Kosova nuk e pranon. Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor në Berlin të Gjermanisë.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48