Vizita e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në Shkup. Faktorët politikë maqedonas nxituan ta interpretojnë si nacionaliste paraqitjen e Kurti, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë së Madhe”. Pakënaqësi të mëdha ka shkaktuar tek maqedonasit edhe emërtimi i një rruge në komunën e Çairit sipas veprimtarit Adem Demaçi, në përurimin e së cilës mori pjesë Kurti.