Nga Civita, qyteti i provincës së Kozencës i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vite më parë, nisi turin e dytë të vizitave në Kalabri, kreu i Shtetit Bajram Begaj. Ai u prit në institucionin e Këshillit Komunal, ku u shkëmbyen mendime për identitetin, kombin dhe ardhmërinë si edhe për zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kalabrisë.