Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e cila së bashku me grup europarlamentarësh vizituan vendin tonë, zhvilluan edhe një takim me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Duke shprehur konsideratën e saj për Tiranën që, siç thotë ajo, e ka vizituar aq shpesh sa ndihet si në shtëpi, Santos tha se Shqipëria duhet të jetë sa më parë anëtare e BE-së.