Vizitat dhe takimet e vetme që mund të realizojnë përfaqësuesit e Kosovës pas masave ndëshkuese janë ato ku diskutohet për situatën në veri. E tillë ishte edhe vizita e Kryeministrave të Holandës e Luksemburgut mëngjesin e së hënës. Kryeministri holandez Mark Rutte shprehu përkrahjen e tij për dialogun Kosovë - Serbi si zgjidhje e të gjitha problemeve.