Një telefonatë mëngjesin e të premtes, e njoftonte se i kishte dalë viza amerikane, për Sadete Mazarin nuk ishte një gënjeshtër e 1 Prillit. Jo vetëm që në pasaportën e saj ishte stampuar viza me flamurin amerikan, por ajo bëhet e para shqiptare që merr një vizë jo tre vjeçare si deri më dje, por 10 vjeçare sipas sistemit të ri të vizave aprovuar nga qeveria e SHBA për shqiptarët.