Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shprehën përkushtimin për të përmirësuar kushtet dhe mundësitë që personat që janë të privuar nga liria të trajtohen me respekt dhe dinjitet. Deklaratat u bënë në një tryezë të organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, ndërsa u dhanë edhe rekomandimet që kanë dalë nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”.