Top Channel/ Viti i Ri 2026, Sali Berisha uron shqiptarët: Fillimi në lartësinë e një misioni të madh
31/12/2025 19:48

Kreu i demokratë, Sali Berisha, ka uruar të gjithë shqiptarët për ndërrimin e viteve. Ai tha se 2026 është fFillimi në lartësinë e një misioni të madh shpëtimtar, duke shtuar se është vit shprese. “Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë! Sonte ne presim vitin e ri 2026! Ndaj dhe unë nga zemra ju uroj, kudo që ndodheni, në votrat familjare, në lokale, në udhëtime, në Shqipëri, në botë, në institucionet e vuajtjes së dënimit, në spitale, Gëzuar vitin e ri 2026. Viti i ri për të gjithë shqiptarët, për të gjithë njerëzit, është vit shprese. Por, siç është tradita, nuk mund të ndahemi nga ky vit pa hedhur një vështrim drejt tij. Viti 2025 ishte një vit që shqiptarët kurrë nuk e meritonin. Ky vit i gjen ata qytetarët më të keqpaguar në Europë. Qytetarët me tavolinat më të pakta, sepse blejnë me çmimet më të shtrenjta, me rroga më të ulëta, me pensionet më të ulëta. Por ky vit i gjen ata gjithashtu me drejtorët, ministrat, qeveritarët më të pasur në Europë. Pasuritë e tyre marramendëse arrijnë pasuritë e regjimeve diktatoriale të dikurshme të Afrikës së 30 viteve më parë. Viti që lamë pas ishte një vit në të cilin kombi u pakësua dhe më shumë. Mijëra shqiptarë u ndanë nga jeta më shumë sesa erdhën në këtë jetë. Viti 2025 ishte viti i agonisë së plotë të demokracisë shqiptare. Narkodiktatori, duke përdorur të gjitha mjetet dhe potencialet e një shteti, rrëmbeu votën e shqiptarëve dhe ndërtoi mazhorancën e krimit. Viti që lamë pas ishte viti i zjarreve, përmbytjeve më të mëdha, të cilat nuk ndodhën vetëm në Shqipëri, por ato për ne shqiptarët erdhën si në një vend pa shtet. Në fakt, viti 2025 do të mbahet mend edhe si viti i zbulimit të vjedhjeve më të mëdha në historinë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama, Lubi Balluku, familja Rama, Erjon Veliaj, drejtorët e tij në ministri, në bashki, zyrtarë në tërësi. Ky ishte viti në të cilin u burgos pas 46 protestave, kryetari i Bashkisë Tiranës. Viti në të cilin në regjistrat e prokurorisë, dolën emrat dhe vjedhjet e paimagjinueshme të Lubi Ballukut me 300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete. Emri i Edi Ramës në të gjitha mesazhet si përcaktues i tenderave dhe vetëm në tunelin e Llogarasë u zhdukën të paktën 50 milionë euro. AKSHI, përbën skandalin më të madh korruptiv jo të Shqipërisë, po të Europës. AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, ishte epiqendra e krimit shtetëror, të padëgjuar më parë. Kopshti privat që varej direkt nga Edi Rama, ishte epiqendër e rrëmbimeve, pengmarrjeve për vjedhjen e qindra milionë eurove, në epiqendër të të cilës është Edi Rama me Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t, por dhe Lindën e Surrelit për shkak të kunatit. AKSHI është super skandali në të cilin të gjitha të dhënat personale, sekrete të çdo qytetari shqiptar, kaluan në duart e bandave.

Top Channel/ Berisha do ballafaqim me Ramën! Dosja “Partizani”, kreu i PD: Le të vijë…
06/04 12:24
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit
06/04 10:29
Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45