Top Channel/ Viti elektoral/ Sfidat e KQZ për zgjedhjet vendore të 14 majit
10/01/2023 12:50

2023 do të jetë viti në të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të sprovohet sërish për organizimin e vendorëve të 14 Majit, por situata politike brenda kampit opozitar duket se ia ka vështirësuar punën. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një intervistë për Top Channel shprehet se pavarësisht se cili është realiteti politik dhe juridik në selinë blu, në finale vendimmarrja do bëhet në bazë të ligjit. “Shiko, e vërtetë që nuk mund të bëjmë sikur se shikojmë apo nuk e lexojmë këtë realitet, por në fund të fundit për KQZ nuk ka fare zë në aspektin e vendimmarjes. Nuk dua të fsheh që krijon një lloj tensioni, por në pikëpamjen e ligjit çështja është shumë e thjeshtë. Por, jetojmë këtu qoftë dhe si qytetar dhe e kuptojmë shumë mirë që kur ka një konflikt të tillë politik nuk është pozitive për atmosferën e zgjedhjeve”. Për këto zgjedhje KQZ kishte paraqitur kërkesën për implementimin e votimit dhe numërimit elektronik në 6 Bashki të mëdha të vendit, por që kërkonte para nga Qeveria. “Jo nuk e patëm mbështetjen financiare për të realizuar procesin e votimit dhe numërimit elektronik në 6 Bashki të mëdha. Kështu që për zgjedhjet e 2023 votimi dhe numërimi elektronik do aplikohet sërish në Bashkinë e Vorës pasi numri i pajisjeve në KQZ korrespondon me numrin e QV te votimit te Bashkisë”. Paralelisht me zgjedhjet e pranverës, KQZ duhet e te kujdeset para kohe edhe për zgjedhjet parlamentare te 2025-ës për shkak të detyrimit Kushtetues për votën e emigranteve. Për këtë çështje, Komisioneri Celibashi i bën apel politikes qe te mos humbas kohë për ndryshimet e nevojshme ligjore. “Sa më shumë kohë të marrë procesi aq më e vështirë do jetë dhe ne për miratimin e akteve nënligjore dhe nga ana tjetër ka mundësi sa me afër ditës së zgjedhjeve aq me konfliktuale do jete situata mes palëve”.

Top News – Jo vetëm me Spiropalin. Rama kritika Gjiknurit, Hoxhës e deputetëve të Shkodrës
29/03 20:15
Top News – ‘Mashtroi me monologun e së dielës’. Berisha akuzon Ramën: Taksat e tij rritën naftën
29/03 19:54
Top News – ‘Përçarje’ brenda socialistëve? Peleshi: Nuk e di ca do të thotë, por ka diskutime
29/03 19:50
Top News – Reforma territoriale dhe variantet e PS/ PD: Tymnajë me fjalë, propozimet janë pa thelb
29/03 18:16
Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48