Fermerët në Myzeqe janë në sezonin e vjeljes së shalqirit. Për ta ky vit po shënon edhe periudhën më të mirë jo vetëm në prodhim, por edhe në cilësi edhe çmim. Por këtë prodhim nuk do e shijojnë më shumë shqiptarët, sesa të huajt. Qindra tonelata me shalqi nga sipërfaqet e tokës bujqësore të Fierit, Roskovecit e Frakullës vërshojnë drejt tregjeve rajonale dhe të Bashkimit Europian. Një nga fermerët e suksesshëm të Myzeqesë, Daniel Hoxha ka mbjell një sipërfaqe prej 60 ha me shalqi dhe pas 68 ditësh kohë që i duhen për tu bërë, sot ka vjelë rreth 50 % të kësaj sipërfaqeje.