Përllogaritjet e fundit të vitit tregojnë se mbi 45,000 migrantë kaluan në mënyrë të paligjshme La Mansin drejt Britanisë së madhe në 2022-shin. Shifra zyrtare e përcjellë këtë vit të porsahyrë nga Ministria e Brendshme britanike, e cituar nga agjencia e lajmeve PA nënkupton se numri i kalimeve ilegale është rreth 17,000 vetë më shumë se viti përpara, një rekord ky si kurrë më parë.