Vetëm 15 fëmijët gjatë nëntorit janë paraqitur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK për kontroll nga infektimi me virusin Coxsackie. Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci thotë se simptomat e këtij virusi si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit, por që situata është stabile.