Një virus ngjitës me origjinë virale ka prekur disa nga fermat në Postribë të Shkodrës, duke shkaktuar ngordhjen e disa krerëve bagëti. Sëmundja është përhapur edhe te dhitë e fermerit Zamir Milani. Fermeri thotë se virusi ka prekur edhe fermat e tjera, madje paralajmëron se nëse nuk do të ketë kontrolle, ato bagëti mund të dalin në treg për shitje.