Fundjava sjell një fluks më të madh të pacientëve të vegjël në pediatrinë e QSUT, ku mesatarisht në 24 orë paraqiten 300 fëmijë nga virozat e stinës dhe simptomë kryesore kanë temperaturën e lartë. “Kam sjellë djalin, akoma nuk na ka ardhur radha, është me temperaturë u bë një javë”, tha një prind. Fëmijët paraqiten edhe me të vjella dhe dhimbje barku ndërsa kryesisht mbizotëron mosha nga 1-5 vjeç.