Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar deputetëve të opozitës duke u kërkuar që të distancohen nga deklarata që Sali Berisha bërë ndaj ambasadorit të BE Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual. “Uroj dhe shpresoj që deri në fund të seancës dikush nga PD të distancohet nga ai sulm i turpshëm ndaj ambasadorit të BE, nuk u bën nder. Qesh ti qesh (i drejtohet deputetit të PD Blendi Himçi), por ta them që sulmet kundër ambasadorëve i kanë bërë dëm historikisht opozitës. Kuvendi do duhet të ndalet në ditët në vijim për këtë çështje”, tha Balla.