Teksa deputeti demokrat Ervin Salianji ndodhet rrugës drejt burgut të Fierit, ka ardhur një tjetër reagim nga kryeministri Edi Rama. Në një reagim të gjatë në “X”, zërat se Salianji u dënua politikisht, Rama i quan viktimizim dhe heroizëm. Rama thotë se i dënuari po viktimizohet për një vepër të turpshme, që sipas kryeministrit, është një fabrikim i tërë dhe jo thjesht një shpifje.