Në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga zjarret. Ai është një 64 vjeçar i fshatit “Asim Zeneli” në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone ne Gjirokastër, zonë e cila është përfshirë nga zjarret në orët e pasdites dhe ku po vijon lufta me flakët që përhapen të favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.