Një nga të rinjtë që u shtruan në spitalin e beratit për shkak të stuhisë së fortë të erës paraditen e së enjtes nuk i mbijetoi dot plagëve. 26-vjeçari i cili ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi në fshatin Tapi u rrëzua nga soleta nga era e fortë duke rënë nga 3 metra lartësi. i riu morri fraktura të rënda.