Është konfirmuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri. Tatjana Haxhiaj është viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri. Ajo humbi jetën këtë të mërkurë, 8 ditë pas bashkëshortit nga zjarret në Lunxhëri. ata ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Asim Zeneli kur flakët u afruan me shpejtësi nga zonat ku zjarret digjeshin prej disa ditësh. Andrea humbi jetën në vend teksa së bashku me bashkëshorten, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpinë e tyre. Ajo u dërgua me plagë të rënda në spital por nuk i mbijetoi dot djegies.