Zjarri në zonën e Thirrës në Mirditë vijon të djegë pemë pasi akoma nuk është fikur. Një helikopter ndodhet në shërbim për minimizimin e vatrave të zjarrit bashkë me forcat në terren. Në atë zonë ndodhet edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se ka një dorë kriminale që i ndjek nga mbrapa zjarret në vend.