Situata vijon të mbetet jashtë kontrollit në një anije që transportonte makina elektrike, e cila vijon të digjet prej ditësh në detin e Holandës. Ekipet e shpëtimit, të cilat po luftojnë me shuarjen e flakëve, deklaruan se do të tërheqin drejt bregut, në një vend ku nuk do të shkaktojë probleme.