Një tjetër protestë po zhvillohet sot përpara bashkisë së Tiranës, aty ku mbështetësit e opozitës janë mbledhur prej javësh tashmë. Nga pamjet shihet se protestuesit kanë sjellë me vete kapsolla, vezë dhe goma, të cilat i kanë vendosur në pjesën e parme të bashkisë. Gomat më pas kanë nisur t’i djegin, ndërsa tymi është përhapur. Pas kësaj policia u është përgjigjur duke i hedhur ujë.