Top Channel/ Vijon ndotja nga mbetjet në Kukës, prej dy ditësh aktive vatra e zjarrit në Myç-Mamëzit
24/06/2025 12:12

Edhe pse vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e Myç-Mamëzit, pranë qytetit të Kukësit, vijon të jetë aktive prej 24 orësh. Intensiteti i tymit që përhapej në drejtim të qytetit është zbehur. Megjithatë, flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll.