Vijon zjarri në disa fshatra të bashkisë së Himarës. Në këto momente janë një vatër e madhe zjarri mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil. Gjatë gjithë natës ka qenë një situatë e rënduar në këto zona për shkak të erës e cila favorizonte zjarrin që te zbriste drejt zonave të banuara.