Gjatë një konference për shtyp, kreu i Partisë së Lirisë, ish-presidenti Ilir Meta u pyet nëse Monika Kryemadhi është ende anëtare e PL-së, par kërkesës për divorc. Meta theksoi se raportet personale nuk identifikohen në ato politike dhe tha se cilido që respekton statutin e PL-së, është i mirëpritur në parti.