Në javën e dytë të bojkotit, avokatët në qytetin e Vlorës janë ngritur sot në protestë. Të mbledhur përpara gjykatës, avokatët kanë konfirmuar vijimësinë e bojkotit, veçanërisht kanë theksuar bojkotin e masave të sigurisë për të gjitha çështjet. Në emër të tyre për mediat ka folur avokati i vjetër Delo Meçani.