Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë. Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe të Voskopojës bora ka arritur deri në 5 cm. Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët në dy fshatrat turistikë ndërsa ka patur prezencë të borës edhe në pjesën e tuneleve të Qafë Plloçës.