Edhe pse u hap pas rreth 8 orësh bllokim, lëvizja në aksin rrugor Librazhd Qafe Thanë vazhdon të jetë e vështirë dhe me trafik të ngarkuar. Në vendin ku u shemb masivi i dheut segmenti vijon të jetë i mbuluar nga dherat e balta ndërsa një pjesë e rrugës vijon të jetë e zënë nga nkë shkëmb i madh që ende nuk është mundur të lëvizet. Shembja e një masivi të madh shkëmbor, pranë fshatit Dragostunjë rreth orës 10 të së dielës bllokoi në rrugë mijëra njerëz, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.