Kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin e Muzeut Hebraik në Vlorë. Muzeu ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve. Rama inkurajoi përshpejtimin e punimeve, teksa theksoi se ky Muze është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe në mozaikun shqiptar dhe se me vendosjen e linjës ajrore direkt me Izraelin do të kthehet në një destinacion të lakmuar turistik.