Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës përmbytën një pjesë të fshatrave të Nën-Shkodrës dhe të bashkisë Vau Dejës. Situata më alarmante ka qenë në këtë të fundit, ku rreth 100 shtëpi u zhytën në ujë, ndërkohë që lumi Glinë doli nga shtrati.