Qytetarët grekë kanë vijuar protestën e tyre pas aksidentit tragjik hekurudhor që i mori jetën dhjetëra njerëzve. Forca të shumta policore janë në gatishmëripasigrekët u janë afruar zyrave të hekurudhave greke për të vazhduar protestën për tragjedinë. Mijëra qytetarë marshuan jashtë parlamentit grek në Athinë kundër politikave qeveritare dhe masave të sigurisë në hekurudhat e vendit. Ata hodhën shishe qelqi, të cilat u larguan nga policia direkt pas qetësimit të situatës.