Top Channel/Vijnë 16 refugjatët, anija italiane ndaloi në Shëngjin me 10 bangladeshas e 6 egjiptianë
16/10/2024 19:43

Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar sot në portin e Shëngjinit, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve. Në mesin e tyre janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia. Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar parashikon që për periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre emigrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka përshkruar marrëveshjen me Shqipërinë si zgjidhje innovative për një problem afatgjatë. “Është një rrugë e re, e guximshme, e pashembullt, por që reflekton në mënyrë perfekte shpirtin evropian, dhe i ka të gjitha parakushtet e një rruge që duhet ndjekur edhe me shtetet që nuk i takojnë BE-së”, ka thënë Meloni të martën para deputetëve italianë. Kryeministri Edi Rama, ka thënë se të martën se shteti i tij ka refuzuar shumë kërkesa që i janë bërë prej shteteve evropiane për të pranuar refugjatë, por e ka bërë një përjashtim për Italinë. Ai ka thënë se Shqipëria ndjen mirënjohje që Italia ka pranuar dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë rënies së komunizmit, më 1991, si dhe për ndihmën që ka ofruar Roma në krizën ekonomike të vitit 1997, dhe pas tërmetit të vitit 2019. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra. Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra më larg, objekt i dikurshëm i aeroportit ushtarak, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil. Italia ka pranuar t’i strehojë migrantët që fitojnë azilin. Ata që nuk fitojnë azilin, do të dëbohen direkt nga Shqipëria. Kjo marrëveshje është përkrahur nga shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen si shembull si dalje nga kornizat në zgjidhjen e problemit me migrantët në BE. Numri i migrantëve që arrijnë në Itali përmes rrugës së Mesdheut ka rënë për 61 për qind më 2024, në krahasim me një vit më parë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në 15 tetor, 54.129 migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, në krahasim me 128.947 migrantë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41
Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49
Top Channel/ “Shqipëria Live” në Kosovë/ Top Channel do të transmetojë zhvillimet për ndeshjen
31/03 12:46
Top Channel/ Hita merr drejtimin e Policisë/ Lamallari: Forconi luftën ndaj paligjshmërisë
31/03 12:08