Kjo është situata e përditshme në rrethrrotullimin e Zogut të zi, por edhe në vendkalime të tjera këmbësorësh të cilët nuk janë të rregulluar me semafor. Njerëz e makina ndajnë të njëjtën rrugë duke pretenduar se secili prej tyre ka përparësi për të kaluar. Jo rrallë herë kalimi I këmbësorëve njëri pas tjetrit në këto vija të bardha të cilat sinjalizohen vetëm me një tabelë krijon trafik të rënduar mjetesh sidomos në orët me më shumë fluks.