Top Channel/ “Vija e kuqe për BE, kur minohet Reforma në Drejtësi”, Gonzato: Ishte kyçe për…
30/10/2024 21:01

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tregon se vija e kuqe e Brukselit është aty ku nis minimi i Reformës në Drejtësi të vitit 2016. Në një intervistë për Top Channel ai thotë se ishte pikërisht kjo reformë e miratuar me konsensus që bëri të mundur hapjen e negociatave. Gazetari Muhamed Veliu: Z. Ambasador, Komisioni i BE-së po bën një vlerësim të mirë, nëse mund ta themi këtë, për qeverinë shqiptare. Kapitulli i parë u hap nga Plani i Rritjes. Siç e përmendëm, Shqipëria do të marrë 920 milionë euro. Por opozita ka një lexim rrënjësisht të ndryshëm të realitetit shqiptar, duke e konsideruar SPAK-un një organizatë kriminale, që shërben në emër të kryeministrit Rama, me tre opozitarë, njëri në arrest shtëpie dhe dy në burg, duke kërkuar vazhdimisht mosbindje civile. Cili është vlerësimi juaj për këtë? Ambasadori Silvio Gonzato: Së pari, le të fillojmë me gjërat pozitive, sepse unë jam njeri pozitiv. Nuk ka dyshim, dhe kjo është mjaft e rrallë, nuk ka dyshim që ka mbështetje ndërpartiake për anëtarësimin në BE. Kjo nuk është prerogativë e Partisë Socialiste apo e Partisë Demokratike. Të gjithë mendojnë se ky është plani A, dhe të gjithë e dinë se nuk ka plan B. Dhe kjo e bën punën time, për shembull, jashtëzakonisht motivuese, të jem i sinqertë. Dhe kjo është arsyeja pse e dua atë. Keni vërtet të drejtë që thoni se ka lexime të ndryshme të situatës. Por kur Komisioni Evropian publikon vlerësimin e tij për gjendjen në Shqipëri, dhe raporti i ri vjetor do të dalë nesër, ai shikon të gjithë shoqërinë. Nuk është vetëm qeveria, është Shqipëria ajo që po vlerësojmë, le të themi, performanca e Shqipërisë dhe e gjithë institucioneve të saj. Ndaj do ta kundërshtoja interpretimin se po tregohemi të mirë me qeverinë dhe jo të mirë me opozitën. Ne po e vlerësojmë Shqipërinë si një sistem shtetëror. Jam në dijeni të qëndrimit të opozitës. Kam shprehur ndonjëherë mendime për disa ankesa të tyre, për shembull, në lidhje me Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, ajo që për mua është një vijë e kuqe është kur fillon të minohet apo të vihet në dyshim reforma në drejtësi e vitit 2016. Për ne, ajo reformë ishte kyçe për fillimin e procesit të negociatave me Shqipërinë dhe kjo nuk mund të vihet në dyshim. Ju e dini, unë kurrë nuk komentoj për çështje individuale gjyqësore. Nuk është puna ime, vërtet. Unë mendoj se drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrugën e saj. Kam besim te sistemi që u vendos në vitin 2016 dhe sigurisht që ishte revolucionar. E dini, e gjithë kjo, edhe vetingu i magjistratëve vazhdon ende. Shpresojmë se do të përfundojë shumë shpejt. Por ishte një revolucion për Shqipërinë. Duhet ta lejoni të konsolidohet. Duhet ta lejoni të sjellë fryte. Dhe nëse ka diçka që duhet të bëjmë tani, është ta forcojmë atë reformë, ta thellojmë atë. Jo të fillojmë të vëmë në dyshim parimet e saj. Arkitektura që u vendos, që garanton që sistemi gjyqësor është i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, pra i pavarur nga sistemi politik, është absolutisht kyç për të ardhmen e Shqipërisë. Dhe, e dini, ajo që më ngushëllon është të shoh se, sipas sondazheve të bëra kohët e fundit, besimi i shqiptarëve në sistemin e drejtësisë po rritet. Dhe është absolutisht thelbësore. Nëse njerëzit nuk kanë besim tek institucionet, veçanërisht në sistemin gjyqësor, ata thjesht largohen. Sepse nuk mendoj se të rinjtë shqiptarë largohen thjesht se nuk gjejnë punë. Ekonomia po ecën relativisht mirë, ka vende pune. Por ata nuk mendojnë se sistemi, ashtu siç është, i lejon të zhvillohen, i lejon të arrijnë ambiciet e tyre, thjesht bazuar në meritat e tyre. Ata mendojnë se sistemi është, në fakt, një sistem i korruptuar. Pra, roli i gjyqësorit këtu është absolutisht thelbësor.

Top Channel/ Rama premton rritje pagash: Paga më të larta për mjekët dhe më shumë investime
08/04 12:15
Top Channel/ Mesazhet e Ramës për socialistët, zbardhen 3 porositë e kryeministrit
07/04 22:19
Top News – Rama jep porositë për socialistët. Takime me qytetarët dhe fokus tek ekonomia
07/04 19:34
Top News-Sekuestrimi i pasurisë së Malltezit. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dhëndrit të Berishës
07/04 19:30
PD në krizë?/ Berisha gati planin për zgjedhjet e brendshme, nami zbulohen prapaskenat
07/04 18:38
Top News – ‘Asnjë bllokim negociatash’. Rama: Lajme të pavërteta, po ecim sipas parashikimeve
07/04 18:15
Top News – Etika kursen Ballën e Vokshin. Flamur Noka ndëshkohet me 20 ditë, Elda Hoti me 10
07/04 18:08
Top News – Balla nuk ka vendim për Spiropalin. Për Erion Braçen thotë se nuk po kritikon partinë
07/04 18:06
Top News – ‘Janë duke u hetuar nga SPAK’. PS refuzon komisionet e PD për ARRSh dhe AKSHI-n
07/04 16:36
Top Channel/ PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS
07/04 15:16
Top Channel/ PS rrëzon komisionet hetimore, Balla përplaset me Bardhi
07/04 15:12
Top Channel/ Berisha: Ulni taksat e naftës! Qytetarët t’i bashkohen protestës më 17 prill
07/04 15:07
Top Channel/ Rama: Negociatat nuk janë bllokuar! Lançohet platformë punësimi
07/04 15:05
Top Channel/ “Të thuash që ka shumë korrupsion do të thotë të flasësh përçartë”, Rama: Dalin…
07/04 14:14
Top Channel/ “Rama mashtroi pensionistët”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet…
07/04 13:44
Top Channel/ ‘Drejtorët e qarqeve i vendoste Partia’, Rama: Të gjithë ishin nën kthetrat e …
07/04 13:13
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:10
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:09
Top Channel/ ‘Falë kësaj administrate reflektohet pozitivisht’, Rama: Shpejtësi unike për integrimin
07/04 13:08
Top Channel/ ‘Ky portal krijon trasparencë’, Rama: Hapim një dritare të re për ata që duan të…
07/04 13:08