Situata me zjarret mbetet problematike në qarkun e Lezhës. Në fshatin Patale, situata po normalizohet por ende nuk është vënë totalisht nën kontroll. Në fshatin Katund i Vjetër, situata është e qetë ndërsa ndërhyrja nga ajri dhe toka kanë rezultuar efektive duke vënë nën kontroll vatrën e zjarrit që dy ditë më parë rrezikonte edhe banesat. Aktualisht mbeten ende të evakuuar banorët e 5 shtëpive, ndërsa pritet të rikthehen në shtëpi sapo flakët të eliminohen totalisht.