Në Vigjilje të Pashkës Katolike, besimtarë të shumtë të të gjitha moshave u mblodhën mbrëmjen e të premtes në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, në ritin e Udhës së Kryqit. Riti u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, i cili dha mesazhin për më shumë bashkim e paqe mes njerëzve. Gjatë ceremonisë, u bënë14 ndalesa që përshkruajnë vuajtjet e Jezu Krishtit pas dënimit me vdekje në kryq. Udha e Kryqit u rijetësua nga besimtarët e krishterë edhe në qytetet e tjera të vendit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.