Një 36-vjeçar nga Durrësi është kapur duke vjedhur një banesë në lagjen nr 2 në Kavajë. Nga hetimet, ka rezultuar se 36-vjeçari A. Ç është me precedent të mëparshëm penal, për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjatë muajit korrik, 2023, ka vjedhur para, pajisje dhe vegla pune, në 4 banesa të tjera. Gjithashtu, më datë më 2 gusht, ka tentuar të vjedhë materiale pune të përdorura, në një magazinë.