Një 34-vjeçar me inicialet E. R, është arrestuar në Durrës ditën e sotme, pasi vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të qytetit të Durrësit. Nisur nga denoncimet e bëra nga Bashkia Durrës dhe nga shqetësimet e qytetarëve, të adresuara në Policinë e Durrësit, se një shtetas këpuste kabujt e furnizimit me energji elektrike, me qëllim vjedhjen e tyre, duke lënë për pasojë, në errësirë, rrugët e qytetit të Durrësit, menjëherë policia ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.