Dy shtetas janë arrestuar në Lezhë pasi dyshohet se kanë grabitur disa shtëpi në Lezhë. Në operacionin “Shëtitësit e natës”, policia ka arrestuar shtetasit: S.K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç,(babai dhe djali), ndërsa është shpallur në kërkim 27-vjeçari me iniciale M.K. dhe është vënë nën hetim 21-vjeçari me iniciale S.Q.