Tre persona janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin në banesat e himariotëve sende të ndryshme dhe i shisnin në qytete të vendit. Policia zbardhi 6 raste vjedhje të kryera gjatë periudhës maj-qershor të këtij viti, ku tre hajdutët në banesa të ndryshme kanë vjedhur sende personale, pajisje elektrike, vegla pune, biçikleta, aparate celulare, të cilat më pas i shisnin në qytete të ndryshme si Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë.