Një 21-vjeçar nga Shkodra u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes. I riu sipas policisë, vodhi një shtetas amerikan që është shpërngulur në qytetin verilindor. 21-vjeçari, I dënuar më parë po për vjedhje, hyri në banesën e shtetasit amerikan dhe I mori atij 27 000 lekë të rinj dhe 55 euro. Identifikimi I hajdutit u bë pas provave të mbledhura nga ana e hetuesve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”. Shkodër